
Iris Luarasi: Rama ndryshoi perceptimin për shqiptarët në sytë e botës!
Dritare.net
Iris Luarasi, drejtuese e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në FHF, gazetare dhe analiste, e ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv, nga gazetari Roland Qafoku, ka folur për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Luarasi vlerësoi kryeministrin Rama për vizionin e tij, duke theksuar se ai është gjithmonë një hap përpara kundërshtarëve të tij, sidomos sa i përket politikave që ndihmojnë në rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ajo theksoi gjithashtu se kjo ka lidhje direkte me politikat qeverisëse të Edi Ramës, të cilat kanë kontribuar në një imazh shumë pozitiv të Shqipërisë në botë, duke ndryshuar perceptimin që të huajt kanë për shqiptarët.
“Edi Rama është një kryeministër vizionar. Gjithmonë është dy, tre hapa përpara kundërshtarëve të tij sa i përket vizionit. Kujtoj se kur dilnim më përpara jashtë kufijëve të Shqipërisë, që nga kontakti i parë me ndonjë polic në kufi, ishte gjithmonë një impakt negativ. Më përpara, nëse shkoje në një vend jashtë dhe i prezantoheshe dikujt si shqiptar, ata kishin një shikim dhe një lloj mimike jo shumë të mirë, dhe nga momenti që i tregoje që je shqiptar, perceptimi i tyre ndryshonte. Kurse tani, të paktën dy vitet e fundit, kur i prezanton dikujt si shqiptar, ata kanë interes dhe fillojnë të bisedojnë me ty, të të pyesin për ndonjë sugjerim se ku të vijnë për të kaluar pushimet, sepse kanë dëgjuar shumë për bukurinë e Shqipërisë. Unë mendoj që kjo lidhet me politikat qeverisëse të Edi Ramës. Ai ka përcjellë një imazh shumë pozitiv për Shqipërinë në botë. Të gjithë artikujt ndërkombëtarë ku ne jemi në faqet e para kanë lidhje me turizmin dhe kjo sigurisht është meritë e Ramës,” – tha Iris Luarasi./E.P-dritare.net

















