
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndau pamje nga Butrinti i mbushur me vizitorë nga e gjithë bota.
“Dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama, duke theksuar rëndësinë që ka Butrinti si një pasuri kulturore dhe turistike për Shqipërinë.
Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vazhdon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për turistët./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















