
Breshëri sa topat e golfit godet plazhet në Rimini
E Diel 3 Gusht 2025, 15:03
Dritare.net
Një stuhi e fortë me breshër ka goditur dje, të shtunën më 2 gusht, rivierën romanjole mes provincave Rimini dhe Forlì-Cesena, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme.
Pamjet e regjistruara në Bellaria Igea Marina tregojnë plazhin të zbrazur dhe çadrat e mbyllura, ndërsa nga qielli bien kokrra breshëri të mëdha sa topat e golfit, që në disa raste kanë shkaktuar dëme materiale.
Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, kur pushuesit u detyruan të largoheshin me nxitim për shkak të rrezikut./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















