
Bllokuan foltoren me karrige, Berisha porosi deputetes: Ina filmoje, filmoje!
E Enjte 9 Nëntor 2023, 10:10
Dritare.net

Siç pritej edhe kjo seancë ka nisur me përplasje ku opozita bllokoi foltoren me karrige.
Deputetët socialistë dhe ata të opozitës janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me tensionet, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha në një moment dëgjohet duke thënë: Ina filmoje, filmoje. Bisedat e tyre do të dalin në Encro Chat.
Nga ana tjetër, deputetja Ina Zhupa i është drejtuar Erion Braçes: Nuk rrinë dot pa karrige. Kurse Erioni bën punën e përgjuesit tim. Ky është Erion Braçe. Ja çfarë bëjnë. Transport karrigesh. Nuk rrinë dot pa karrige. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?/ M.K-dritare.net

















