Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët do të falin namazin e Fitër Bajramit në shesh

Besimtarët do të falin namazin e Fitër Bajramit në shesh

E hëna e 2 majit është dita më e rëndësishme për besimtarët myslimanë. Pas një muaji Ramazan, besimtarët festojnë ditën e Fitër Bajramit.

Besimtarët do të mund të falin namazin e Fitër Bajramit, në Sheshin "Skënderbej", më datë 2 maj 2022, ora 06:20.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të Muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë./L.F-dritare.net