

Me poezinë e Mitrush Kuteli, “Baltë shqiptare”, Dritare Tv i uron gjithë shqiptarëve festat kombëtare.
Në këtë ditë të veçantë, 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin kuq e zi e shpalli Shqipërinë të Pavarur, Dritare Tv ju fton të shijoni këtë poezi për balten tonë, atë që na është më e ëmbël se mjalti, të interpretuar nga Artistja e Madhe, Justina Aliaj!
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Gëzuar 28-29 nëntor!/ M.K-dritare.net

















