Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit!

Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit!

Përcillet për në banesën e fundit gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë pas një arresti kardiak, në moshën 64-vjeçare.

Ceremonia mortore u zhvillua në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku për rreth dy orë e gjysmë familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të shumta i dhanë lamtumirën e fundit.

Në pamjet e fundit shihet momenti prekës kur arkëmorti i Zhejit nxirret nga godina e Universitetit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Lexo edhe