Artisti shqiptar pikturon portretin e kolegut të tij, shoferit të autobusit që vdiq nga koronavirusi
Dritare.net
Artisti shqiptar, Emil Nikolla, ka pikturuar portretin e kolegut të tij, një shofer autobusi që vdiq nga koronavirusi, me thirrjen për punonjësit e transportit publik, të pajisen me mjetet mbrojtëse.
Ai nisi ta pikturonte Win Tin Soe, 61 vjeç, menjëherë pasi lexoi lajmin në në lidhje me vdekjen e tij, më 10 prill.
Nikolla, përveçse artist, drejton autobusin P4 nga Lewisham në Brixton. Ai tha për pikturën: "Kur pashë artistët e mëdhenj të pikturonin fotografi të mjekëve dhe infermierëve, mendova ‘unë jam shofer autobusi dhe askush nuk po na pikturon neve’. Nuk e njoh shoferin që humbi jetën sepse jam në anën tjetër të Londrës, por ne jemi kolegë. Arti i bashkon njerëzit”, tha ai.
Win Tin Soe nuk është shoferi i vetëm që ka humbur jetën në krye të detyrës nga koronavirusi, shumë të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.
Nikolla, i cili tani punon me maskë dhe doreza, tha se portretin do t’ja dhurojë familjes së kolegut sapo të përfundojë bllokimi./E.B-dritare.net