
Artisti Arben Bajo në gjendje kritike si pasojë e Covid-19, ka nevojë urgjente për gjak
E Shtunë 8 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net
Artisti, Arben Bajo është i shtruar në Spitalin e Infektivit si pasojë e koronavirusit. Kolegët e tij kanë kërkuar nga qytetarët që kanë kaluar Covid-19 që të dhurojnë gjak për të shpëtuar artistin.
Regjisori, Ilir Butka shkruan se:
"Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ të dikujt që e ka kaluar Covid 19! Është i lutur kush mundet, të kontaktojë familjarët e tij."
Ndërkohë edhe artisti, Ardian Isufi ka bërë të njëjtën thirrje duke shkruar:
“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevojë për gjak të grupit A negativ nga një person që ka kaluar COVID19. Falënderoj “dhuruesin” e parë të grupit A negativ… por duhet të ketë kaluar Covid19, sepse kështu ka në gjak antikorpet e duhura!”/K.C/dritare.net

















