Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Angela Martini nxjerr burrin në Instagram, e arrestojnë në Mikonos

Angela Martini nxjerr burrin në Instagram, e arrestojnë në

Dje në Mikonos të Greqisë u arrestua biznesmeni rumun Dragos Savulescu, njëkohësisht edhe bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini. Lajmi u bë i ditur nga mediat greke. Dragos Savulescu në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazăre, Cristi Borcea, ish-presidentin e Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e 114 milionë eurove.

Mediat rumune njoftojnë se pas largimit në Itali ai i ishte nënshtruar një procesi gjyqësor në Napoli falë të cilit dënimin e kishte shndërruar dënimin e tij në një dënim me kusht. Për këtë arsye Dragos Savulescu, mund të lëvizte i lirë në tokën italiane por, ndaj tij vihej në punë dosja e interpolit nëse ai dilte jashtë kufijve të këtij shteti.

Me sa duket për ti bërë qefin gruas së tij, ai ka zgjedhur të riskojë duke kaluar disa ditë pushimi në Mikonos gjë që ka rezultuar fatale për të. Sipas portalit rumun G4Media.ro arrestimi në Mikonos i milionerit që kërkohej për abuzime me fondet publike në vendin e tij, u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në instagram nga pushimet në Mikonos.

Angela Martini nxjerr burrin në Instagram, e arrestojnë në

Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkeshorti i Martinit që pozon duket në sfond. Dëshira për të publikuar momente nga jeta luksoze këtë herë ka rezultuar fatale. Sepse sipas mediave rumune Dragos Savulescu, këtë herë është prangosur për faj të instagramit të bashkëshortes së tij./M.T/dritare.net