Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anulohen fluturimet në Rinas/ Balluku: Greva është e paligjshme!

Anulohen fluturimet në Rinas/ Balluku: Greva është e paligjshme!

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku doli sot në një konferencë për shtyp, për të sqaruar hollësi mbi protestën e kontrollorëve të "Albcontrol" në Aeroportin "Nënë Tereza". Ministrja përgjegjëse për infrastukturën deklaroi se sipas ligjit shqiptar është e ndaluar të zhvillohet grevë në sektorin ajror. Ministrja tha se pretendimet për rritje rroge janë të padrejta, pasi kompania nuk ka mundësi financiare, duke nënvizuar se greva që po bëjnë, është e paligjshme dhe në shkelje të Kodit Ajror. Sipas ministres kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Balluku theksoi se paratë që vijnë në "AlbControl" nuk vijnë nga buxheti i shtetit, duke sqaruar se pretendimet e ngritura nga kontrollorët janë të padrejta./M.M-dritare.net