Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada britanike reagon për kaosin në Parlament: Dialogu konstruktiv, thelbësor!

Ambasada britanike reagon për kaosin në Parlament: Dialogu

Ambasada britanike në vendin tonë i ka tërhequr vëmendjen opozitës në lidhje me kaosin e krijuar në Kuvend një ditë më parë, ku deputetë të Rithemelimit i vunë flakën dhe hodhën flakadanë gjatë zhvillimit të seancës plenare. Në thirrjen e saj, ambasada kërkon dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur, pasi është thelbësore për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.

Ambasada britanike kërkon që shumica dhe opozita të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.’- shkruan ambasada britanike./dritare.net

Ambasada britanike reagon për kaosin në Parlament: Dialogu