
Altin Dumani: Institucionet të kallëzojnë korrupsionin në SPAK!
E Hënë 25 Nëntor 2024, 11:11
Dritare.net
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani është shprehur se Institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit duhet të denoncojnë rastet në SPAK.
Dumani ka nxitur institucionet shtetërore që të tregohen në lartësinë e duhur dhe të furnizojnë SPAK-un me informacione dhe kallëzime.
“Secili institucion duhet te përmbushe detyrimet e veta. Thirrje qytetareve të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK. Institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit të jenë në lartësinë e duhur, te furnizojmë SPAK me informacione apo kallëzime”, është shprehur Altin Dumani.”- u shpreh kryetari i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani/E.P/dritare.net

















