Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alida Hisku për Festivalin RTSH: Edhe pse e paftuar, uroj me gjithë zemër suksese!

Alida Hisku për Festivalin RTSH: Edhe pse e paftuar, uroj me gjithë

Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, uron kolegët e saj, që marrin pjesë në Festivalin e 60-të të RTSH. Teksa publikon një foto, ku shfaqet krah disa kolegëve të saj të njohur, Hisku shkruan se “Edhe pse e paftuar mes Kolegëve të mi veteranë, uroj me gjithë zemër Suksese në Festivalin e 60 të RTSh, dhe në Familjet e tyre.

Alida Hisku për Festivalin RTSH: Edhe pse e paftuar, uroj me gjithë

"40 festivale nuk më kanë bëre ftesë Të këndoj,.. e 30 vjet demokraci,.. asnjë fletë lavdërimi nga Presidenca për dënimin e padrejtë në kohën e diktaturës deri kur e persekutuar?? Përse??? Humba rininë, humba muzikën,… për Demokracinë,… e tani 30 vjet..??? Vazhdoj Të humbas cdo ditë durimin e pritjes,.. Po Po Të pritjes Të një rehabilitimi",-shkruan këngëtarja.

Festivali i 60-të i RTSH do të mbahet mes mbrëmjeve të 27,28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve./M.T/dritare.net