
Aksidentohet dhe humb jetën 23 vjeçarja shqiptare, në New York!
E Diel 29 Janar 2023, 09:09
Dritare.net
Adriana Sylmetaj, 23-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në New York si pasojë e një aksidenti të rëndë me makinë.
Sipas raportimeve mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, nën efektin e alkoolit.
Drejtuesi 30 vjeçar i mjetit ishte jashtë rrezikut për jetën dhe u arrestua nga policia, ndërsa 23 vjeçarja ka ndërruar jëtë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës./A.ZH-dritare.net

















