Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

7 herë më të larta. Tifozët të tronditur nga çmimet rekord të biletave për Kupën e Botës

7 herë më të larta. Tifozët të tronditur nga

Tifozët që shpresojnë të ndjekin finalen e Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të përballen me shifra marramendëse: bileta më e lirë kushton mbi 3,000 paund. Çmimet e publikuara kanë shkaktuar reagime të forta nga grupet e tifozëve, të cilët akuzojnë FIFA-n për politika të “kripura” dhe kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të shitjeve.

Sa kushtojnë biletat e finales?

FIFA ka vendosur tre kategori çmimesh për finalen në MetLife Stadium, New York:

Kategori “Supporter Value” – £3,119
Kategori “Supporter Standard” – £4,162
Kategori “Supporter Premium” – £6,615

Krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar, ku bileta më e lirë për finalen ishte rreth £450, çmimet e reja janë deri në 7 herë më të larta.

Çmime të ndryshme për ndeshjet e grupeve – bazuar te “popullariteti”

Ndryshe nga turnetë e mëparshëm, ndeshjet e fazës së grupeve nuk kanë më çmim fiks. FIFA ka vendosur çmime të ndryshme në varësi të “atraktivitetit” të kombëtareve. Kjo do të thotë se tifozët e Anglisë, për shembull, do të paguajnë më shumë se tifozët e Skocisë për të njëjtën fazë.

P.sh. për ndeshjet e Anglisë:

Angli – Kroaci: £198, £373, £523
Angli – Ganë: £164, £320, £447
Ndërsa për Skocinë:

Skoci – Haiti: £134, £298, £372
Skoci – Marok: £163, £320, £447
Çmimet për fazat me eliminim direkt:
Çerekfinale: £507 – £1,073
Gjysmëfinale: £686 – £2,363

Kosto totale për një tifoz që ndjek të gjitha ndeshjet e ekipit të tij deri në finale varion nga £5,225 deri në £12,357 – shumë më shumë se në vitin 2022.

Reagimet e tifozëve

Organizatat e tifozëve në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë shprehur të zemëruara:

Football Supporters Europe e quajti politikën “ekstreme dhe të pakuptimtë”, duke akuzuar FIFA-n për mungesë transparence.

England Fans’ Embassy tha se çmimet janë një “shuplakë për tifozët besnikë”./L.F-dritare.net