Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

30 banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak dyshohet uji i ndotur!

30 banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës, pasi vetëm një ditë më parë 30 banorë u paraqitën në spital me simptoma helmimi. Burimet bëjnë me dije se shkak i helmimit dyshohet të jetë uji i ndotur dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike./M.T/dritare.net