Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dorëhiqet kryeministri i Serbisë!

Dorëhiqet kryeministri i Serbisë!

Kuvendi i Serbisë ka njoftuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq.

Kryetarja e Kuvendit Kombëtar të Serbisë, Ana Brnabiç, e falënderoi Vuçeviçin për "kryerjen e ndershme të punës së tij" gjatë kohës që ishte kryeministër, si dhe për "sjelljen e përgjegjshme dhe të guximshme".

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 janar, pasi studentët u rrahën në Novi Sad para ambienteve të Partisë Progresive Serbe, nga sulmuesit që dolën me vrap nga ambientet e partisë, ndërsa studentët ngjisnin afishe duke bërë thirrje për një protestë në Novi Sad.

Me shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit, qeveria bëhet teknike dhe fillon të ecë afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse brenda 30 ditëve nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Qeveria e Millosh Vuçeviçit u zgjodh në seancën e mbajtur më 2 maj 2024./K.C/dritare.net