Na ndiqni edhe në

Shqip

Mesazhet që më la babai para se të vriste veten! Flet djali i Mehmet Shehut!

Mesazhet që më la babai para se të vriste veten! Flet djali i

Bashkim Shehu djali i Mehmet Shehut rrëfeu në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV ditën kur babai i tij, u gjet i vetëvrarë në dhomën e tij të gjumit. Zoti Shehu tregon për gazetaren Xhunga mesaszhet që i dha i ati, para se të vriste veten.

“Natën që im atë vrau veten, unë isha në shtëpi, po flija. Të nesërmen shkova si çdo ditë në punë, në kinostudio. Nuk kaloi shumë kur erdhi një makinë e grupit të shoqërimit të tim eti. Vjen shoferi më thotë hajde se të kërkon Aliu, që ishte shefi i grupit të shoqërimit.
Më thotë që duhet të shkojmë në shtëpi dhe sapo mbërrijmë në banesë, më thotë vëllai çfarë kishte ndodhur.
Unë mbaj të njtëjtën qëndrim për atë që mendoj se cfarë ka ndodhur atë natë. Kam dyshuar një fare kohe, kur dola nga burgu sepse dëgjova shumë hipoteza, pastaj me sa kam verifikuar me njerëz që janë marrë me atë ngjarje, njerëz të afërt, kam bindjen se ajo ishte një vetëvrasje.
Unë isha 26 vjeç kur ndodhi. Nuk flisja shumë me tim atë, por një këshillë që e mbaj mend ishte “kujdesu për veten”. Kujdes çfarë flet sepse fjala shkon atje ku ti nuk e di dhe ku ti nuk do. Vetëm kaq.”, u shpreh Bashkim Shehu në Dritare TV./K.C/dritare.net