
Ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 26 vjet më parë, me 24 mars, shënoi fillimin e bombardimeve që zgjati për 78 ditë.
Në këtë ditë filloi dhe ngjallja e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër. Bombardimet e NATO-s përfunduan pas 78 ditësh me marrëveshjen e Kumanovës, e cila në qarqe të ndryshme cilësohet edhe si kapitullim i Serbisë.
Pak ditë më vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, përmes së cilës Kosova do të administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara.
Por, me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj./L.F-dritare.net

















