
Ekipi i kërkim-shpëtimit në Mainmar: Ne mund të gjejmë njerëz vetëm aty ku dëgjojmë zëra!
Dritare.net
"Unë kam folur me një punonjëse shëndetësore në kryeqytetin e Mianmar, Nay Pyi Taw, e cila thotë se ishte në një fshat aty pranë duke ofruar kujdes mjekësor kur ra tërmeti.", shkruan gazetarja e BBC-së, Ko Ko Uang e cila po ndjek nga afër zhvillimet pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Mainmarin.
Ajo thotë se shtëpia në të cilën ndodhej “filloi të dridhej shumë fort”, duke shtuar se “nuk kishim kohë për të vrapuar, nuk do të shpëtonim nëse vraponim, lëkundej aq shumë sa nuk mund të vraponim”.
60-vjeçarja tregon për BBC News se ajo doli jashtë dhe u largua nga ndërtesat dhe u ul në një fushë, duke shtuar se kjo ishte "e vetmja herë që përjetova këtë tërmet të rëndë".
Diku tjetër brenda zonës Nay Pyi Taw, një punonjës shpëtimi thotë se ata shkuan në një shtëpi ku dikush ishte bllokuar brenda, por "nuk ishte e mundur t'i nxirrnin jashtë".
35-vjeçari thotë për BBC News se më vonë nxorën dy trupa nga një dyqan argjendarie dhe një persom që ishte gjallë, por në "gjendje kritike". Njerëzit përgjegjës të dyqanit u thanë atyre se 17 persona ishin ende të bllokuar, thanë ata.
"Ne mund të gjejmë njerëz vetëm aty ku mund t'i dëgjojmë.", thonë ata./K.C/dritare.net

















