Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother

Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën. Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Pavarësisht nominimit të përhershëm, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik./K.C/dritare.net