
Dr.Kastrioti është mjeku më i mirë i syve në Shqipëri. G Bani është në duar të sigurta!
Dritare.net
Reperi i njohur, ish-banori i "Big Brother" dhe një nga artistët më të njohur të muzikës shqiptare, G Bani gjatë qëndrimit të tij në formatin e njohu ka treguar se si shkak i një aksidenti me lëndë plasëse ka humbur pjesërisht shikimin tek njëri sy.
“Kam qenë 11 vjeç, më 7 janar të 1992. Me kapsoll dinamiti. Ishia tek dyqani që kishin hapur prindërit. Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse sepse më merrte babi në poligon se e kisha oficer. Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë se shkoja tek ushtarët ju kërkoja municion.”- tregonte G-bani në Big Brother
Disa orë më parë reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto me Dr. Kastriot Boriçin ku tregon se ka vendosur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar këtë problem.
“Duke prit me padurim ditën e ndërhyrjes në syrin e majtë nga Dr @kastriotborici tek Klinika Europiane e Syve!”- shkroi G Bani në një postim në Instagram,
Këngëtari ka bërë të ditur se do të kryejë ndërhyrjen në sy nga mjeku i njohur Dr. Kastriot Borici, në Klinikën Europiane të Syve. /E.P-dritare.net

















