Na ndiqni edhe në

Bota

JD Vance çon mesazhin e Trump-it në Grenlandë

JD Vance çon mesazhin e Trump-it në Grenlandë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe gruaja e tij Usha Vance kanë vizituar bazën hapësinore të SHBA-së, Pituffik në Grenlandë ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion që SHBA-ja të marrë nën kontroll territorin gjysmëautonom danez.
Duke folur me trupat, Vance thotë se nuk është e nevojshme që SHBA-ja të zgjerojë praninë e saj në Grenlandë dhe se vendasit do të duan të zgjedhin të rreshtohen me SHBA-në në vend të Danimarkës.
Zëvendëspresidenti thotë se Danimarka "nuk ka bërë një punë të mirë" për popullin e Grenlandës dhe SHBA-ja duhet të ndërhyjë.
Ai gjithashtu thotë se Rusia dhe Kina po shtojnë gjurmët e tyre në zonë dhe bota nuk mund të "fusë kokën në rërë ose në këtë rast në dëborë".
Udhëtimi i Vance u shkurtua pas një grindjeje me qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës për mungesë ftese.
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen u thotë gazetarëve se vizita "nuk tregon respekt për një aleat", ndërsa një banor i kryeqytetit Nuuk Karl-Peter i thotë BBC-së se është "i shqetësuar" për Trump që "përpiqet të kontrollojë vendin.", thotë ai./K.C/dritare.net