Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë Kushner, do jetë vonë!

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Alexander Lobrano, Air Mail*

Me një vijë bregdetare të pacenuar, Shqipëria është e destinuar të tërheqë udhëtarë të guximshëm. Një këshillë që ju vlen: Vizitojeni përpara se kompania e Jared Kushner të nisë hotelin e saj prej 1.4 miliardë dollarësh në Ishullin e Sazanit, prej 111 hektarësh në brigjet e Rivierës Shqiptare.

Një vend ilir që u bë koloni romake, e më pas u pushtua nga Perandoria Osmane në shekullin e 15-të. Vendi fitoi pavarësinë në 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Ahmet Zogu, mori detyrën dhe u kurorëzua si Mbreti Zog në 1928. Nën mbretërinë e Zogut, Italia u bë një fuqi e huaj me ndikim dhe Musolini e pushtoi përfundimisht Shqipërinë në 1939.

Nga viti 1944 deri në vitin 1985, gjatë sundimit të ashpër të Enver Hoxhës, aleati i vetëm i Shqipërisë ishte Kina. Hoxha, një ish mësues i frëngjishtes, i cili u bë një autokrat komunist, e izoloi vendin e tij, të vetmin në Evropë me shumicë myslimane. Ai ndërtoi dhjetëra mijëra bunkerë betoni. Ky vend me 2.7 milionë banorë nisi një kohë të trazuar drejt demokracisë në vitin 1990. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, infrastruktura e tij turistike ofron pushime të këndshme.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Shqipëria nuk është një destinacion luksi. Dhe jo, kjo nuk është një mangësi por një virtyt. Mungesa e Starbucks, McDonald's dhe markave të tjera ndërkombëtare të kudondodhura, të jep një lehtësi psikologjike, informon dritare.net. Një shëtitje rreth sheshit Skënderbej, sheshit të gjerë të shtruar me pllaka në zemër të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndonjëherë të bën të ndjehesh sikur je në setin e një filmi të Vëllezërve Marx.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Në qendër ndodhet një kullë sahati e epokës otomane, ndërsa gjithë vëmendjen e merr mozaiku i mrekullueshëm në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Në muzg, minarja e xhamisë së Et'hem Beut përshkon mjegullën rozë mbi këtë qytet të ri demografik me rreth gjysmë milioni banorë, informon driare.net. Një kishë e re ortodokse shqiptare shton një kryq të artë në horizont.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Përndryshe, Tiranës me vlerë të madhe, i mungojnë monumentet, pallatet dhe shëtitoret e kota perandorake të kryeqyteteve të tjera të Evropës Perëndimore. Nuk ka dyqane elegante, kafene apo restorante që janë enkas për turistët. Temperaturat, perfekte.

Për të shijuar shumëçka, ju duhen dy ose tre ditë në Tiranë. Ju sugjerojmë të merrni një makinë me qira, për të kaluar një udhëtim perfekt që e plotëson vizita në Gjirokastër. Një qytet i bukur kodrinor, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me rrugë të pjerrëta të shtruara me kalldrëm, të ndara nga shtëpitë prej guri të stilit otoman dhe një nga kalatë më të mëdha të Ballkanit.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Nuk mund të ikni nga Shqipëria pa shijuar plazhet mahnitëse. Ndërsa bëni plazhin në Ksamil, mos nguroni të shkoni edhe në Butrint, parkun me katër qytete antike nga periudha helenistike, romake, bizantine dhe veneciane, të ndërtuara mbi njëra-tjetrën, informon dritare.net.

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë

Kuzhina shqiptare është një miks mes kuzhinës ballkanase, mesdhetare dhe ndikimit të kuzhinës turke. Shijon shumë. Ashtu si e gjithë Shqipëria!/L.F-dritare.net

*Air Mail është një buletin dixhital javor i nisur në korrik 2019 nga ish-kryeredaktori i Vanity Fair, Graydon Carter dhe reporterja e New York Times, Alessandra Stanley.