
Kur do të performojë Shqipëria në Eurovision
E Premte 28 Mars 2025, 19:07
Dritare.net
“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit. Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është:
Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.
Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:
Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli./K.C/dritare.net

















