Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben Shehu, kandidati për KLSH!

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben

Arben Shehu është kandidati i 4 i Presidentit të vendit Ilir Meta, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që është miratuar dhe ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend.

Sipas një CV që Presidenca ka publikuar në momenti ne kandidimit të Shehut për kreun e KLASH, ai ka mbaruar studimet në 1998-2002 si “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe në 2018 Diplomuar për Administrim Biznes me kohë të pjesshme në Universitetin e Vlorës në cilkin e parë të studimeve.

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben

Gjithsesi ajo që bën përshtypje në diplomën e tij në degën Administrim Biznesi, është koha e studimeve në Universitetin e Vlorës, e cila ka nisur në tetor të 2005, dhe ka mbaruar në Korrik të 2018, pra 13 vite studime vetëm në ciklin e pare, dhe studimet e tij kanë përfunduar vetëm 3 muaj para se Presidenti i vendit Ilir Meta të njoftonte nisjen e procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për kreun e KLSH.

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben

Nga ana tjetër sipas ligjit numër 154/2014 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT” jepen qartasi kriteret që duhet të plotësojë një person për tu zgjedhur në postin e kreut të KLSH.

Konkretisht, neni 20 i këtij ligjit thotë shprehimisht se për tu zgjedhur në postin e KLSH një kandidat duhet të ketë:

a) ka arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi;

b) përvojë profesionale në çështje financiare;

c) ka kualifikime të larta profesionale dhe përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet;

ç) gëzon integritet të lartë moral dhe profesional;

d) nuk është dënuar më parë për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë.

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben

Por, Komisioni i Ekonomisë, ka rrëzuar më herët 3 kandidat, dy nga to, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri.

Tusha është rrëzuar në dhjetorin e 2018, ndërsa Shaqiri në janarin e 2019.

Të dy kandidatët janë rrëzuar me arsyen se edhe pse përmbushin kriterin e arsimimit, nuk kanë eksperiencë në fushën e fiancave dhe auditimit.

Nga ana tjetër në CVv e Shehut, eksperienca e tij ka qenë kryesisht në fushën juridike, konkretisht,’ nga 2004 e në vazhdim është Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Dhe nga 2003 e në vazhdim, është anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

13 vjet shkollë për Administrim Biznesi/ Kush është Arben