1 Qershori, ja urimi i Ramës dhe Metës për ditën e fëmijëve!
Dritare.net
Sot është 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve. Kryeministri Edi Rama i ka uruar fëmijët, me lajmin e mundësisë së rikthimit të tyre në kopshte dhe çerdhe, pas lehtësimit të masave të koronavirusit.
MIRËMËNGJES! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama.
Edhe Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ku shfaqet mes fëmijëve, uron 1 Qershorin dhe shkruan se duhet të mbrojmë të drejtat e tyre me vepra dhe jo me fjalë.
“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!
Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!
Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju garantojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë!”, shkruan Meta./E.B-dritare.net