Nuk ka më orare për lëvizjen. Nga kufijtë tokësore tek plazhet, ja çfarë hapet sot!
Dritare.net
Sot më 1 qershor, Shqipëria del nga karantina totale. Nuk ka më orare për lëvizjen dhe thuajse është bërë lirimi i të gjitha masave të ndërmarra në fillim të marsit, kundër përhapjes së koronavirusit në vend.
Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që do të thotë se njerëzit dhe mjetet mund të lëvizin pa leje nga një qytet në tjetrin.
Plani i masave lehtësuese nga sot:
-Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.
-Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkaratinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.
-Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa më 6 qershor hapen për të gjithë qytetarët.
-Hapen parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e internetit.
-Hapet kampionati i futbollit, pa spektatorë.
-Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurse e punësimit.
Megjithatë, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, ndërsa hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas disa javësh./E.B-dritare.net