Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga ish shef i Policisë te deputeti i PS/ Cilët janë 7 prefektët e rinj të Ramës

Nga ish shef i Policisë te deputeti i PS/ Cilët janë 7
Pas ndryshimeve në Qeveri në nivel zv/ministrash, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe ndryshime në qarqe, për prefektët. Pas futjes në listën e PS të emrave të disa prefektëve, kanë ardhur emrat që zënë vendet e lëna bosh. Në Prefekturën e Tiranës është emëruar, Admir Abrija, deri tani administrator i një prej njësive të Tiranës. Abrija me parë ka mbajtur poste drejtuese në Gardën e Republikës dhe në Policinë e Shtetit, ndërkohë që tani zëvendëson Sadi Vorpsin, i cili eshte i 17-­ti i PS- së në Tiranë. Po ashtu, Ardit Kaja, ish deputet socialist deri në vitin 2005, është emëruar Prefekt i Dibrës.

Emërimet e reja:

Admir Abrija- Prefekt i Tiranës

Pandi Papando- Prefekt i Korçës

Vasil Bregu- Prefekt i Fierit

Ardit Demiri- Prefekt i Elbasanit

Emiljan Jani- Prefekt i Durrësit

Ardit Kaja- Prefekt i Dibrës

Valbona Zylyftari- Prefekt i Beratit