
‘Nëse nuk do përmbahej, Rama s’do ishte gjallë’, Berisha: Asnjë s’mund të hynte në kryeministri në 21 janar
E Enjte 23 Maj 2019, 22:10
Dritare.net

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Sali Berisha i është përmbajtur asaj deklarate duke theksuar se nuk do të largohej nga zyra dhe se askush nuk mund të hynte në kryeministri për sa kohë ai ishte brenda.
'Unë nuk imagjinoja kurrë të largohesha nga zyra. Ajo zyrë e kishte një flamur aty dhe unë do rrija. Unë isha i detyruar dhe nuk braktisja kurrë zyrën. Do qëndroja në detyrë. Asnjeri nuk mund të futej në kryeministri kur unë isha aty. Janë plagosur 120 policë. Pse nuk erdhi të nesërmen Rama. Nuk lëvizja unë nga zyra. Policia në mënyrë absolute nuk ka përdorur asnjë lloj arme, e përdori garda', u shpreh Berisha./e.k-Dritare.net

















