
Neritan Ceka euroskeptik: Do të pendohemi ditën që do të futemi në Europë
E Hënë 30 Shtator 2019, 23:11
Dritare.net

I ftuar në “360 gradë” Ceka, ka thënë se shqiptarët do të pendohen ditën që do të hyjnë në Europë.
“Unë gjithmonë e më shumë po bëhemi euro skeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro. Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.
Atje është kompetitive Evropa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur Kemi një klasë politike kompladore, një ekonomi kompladore. Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos fusim gjë dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj”, tha Ceka./ i.m-Dritare.net

















