
Deputetja socialiste e njohur si Neomalësorja, Marjana Koçeku, lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale se nga sot ishte e pavarur. Ajo shkroi:
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan Marjana Koçeku në rrjetet sociale.
Ndërsa në protestë kanë dalë disa emra që mund të bëjnë qeverinë e dalë nga Revolucioni i Flamingove, emri i Neomalësores ka qenë nga më të përfolurit. Ajo, pasi të dorëzojë mandatin, siç po ia kërkojnë ish-kolegët socialistë, do t’u bashkohet protestave për t’i drejtuar ato./dritare.net
Poll