
Negociatat/ Linda Rama: Ju që jetoni në zemër të Europës nuk mund ta kuptoni makthin tonë
E Premte 18 Tetor 2019, 22:10
Dritare.net

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi më “Twitter” ka reaguar në lidhje me mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Zonja Rama ka zgjedhur fjalët e të madhit Ismail Kadare të vitit 1996, për të ndarë zhgënjimin e saj për këtë vendim të BE.
“Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth.
#kadare #1996 ????”-shkruan Linda Rama./ I.M-Dritare.net

















