Ndërron jetë foshnja 4-muajshe në QSUT

Ka ndërruar jetë në pediatrinë e QSUT-së një foshnjë 4-muajshe. Nga ‘balkanweb’ mësohet se, foshnja vuante nga bronkopneumonia e theksuar.

Gjithashtu dyshohet se foshnja ka qenë e prekur edhe nga fruthi, por ende nuk është konfirmuar nga ISHP-ja nëse fruthi e ka komplikuar gjendjen e foshnjës, apo jo.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri me dije të se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale. Fëmija ishte vetëm 4-muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë. Sipas QSUT, gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Biznesmeni gay: Une preferoj Fatos Nanon!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.