Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Namik Dokle, fjalët e fundit

Namik Dokle, fjalët e fundit
Deputeti Namik Dokle ka reaguar pas shpalljes së listës së kandidatëve për deputetë të PS. Dokle pas 27 vjetësh, nuk do të jetë më deputet, për shkak të tërheqjes nga politika. Por ka uruar, që ai që do të jetë në vendin e tij, të mos jetë hajdut. Dokle ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku falënderon mbështetësit dhe u kërkon falje atyre që nuk ka mundur t’i ndihmojë, ose që i ka lënduar.

Statusi i plotë i Dokles

27 VJET

… Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilido qoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron… MIRENJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.

ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992­1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet. NDJESE për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë. PERULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë… shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.

FALJE për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”! Dhe… përqafime për ju miqtë e fejsbukut!

/dritare.net