

https://www.youtube.com/watch?v=DeglOSl-Bg4
Vitet kaluan dhe bashkë më kohën u venit edhe rëndësia që më parë kishte biblioteka. Disa muaj më parë teksa kaloje pranë saj të jepte përshtypjen e një godinë të rrënuar dhe jo se brenda kishte një grumbull të madh librash që mund të ndriçonin gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm ambientin bibliotekar.
Sigurisht, historia e bibliotekës Musine Kokalari nuk mund të fshihej e harrohej kaq shpejt. Rikonstruktimi i qendrës së bibliotekës ndodhi muajt e fundit nga investimi i kryer nga Bashkia Tiranë.
Biblioteka sot është transformuar në një ambient komod ku gjithçka ka aty brenda është dije dhe dashuri për librat.
Që prej së largu duket ngjyra e gjelbërt e zbehtë e mureve kombinon perfekt me karriget dhe raftet ngjyrë druri. Por, kuptimin e bukurisë së vërtetë këtij mjedisi, padyshim ja japin librat dhe të rinjtë që përftojnë dije aty ku dija është falas.
Librat e renditur radhë mbi radhë dhe të ndara sipas kategorive presin gjithkënd për t’i shfletuar dhe lexuar pa asnjë kusht për të plotësuar. Të drejtën për të marrë libra e kanë vetëm njësia 7 dhe 5 administrative dhe kushti i vetëm është një vërtetim banimi, fotokopje e ID dhe një foto.
Dyert e bibliotekës janë gjithmonë të hapura nga e hëna deri të premte për të gjithë ata që duan librin. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni dhe shihni botën, njiheni atë nëpërmjet librave sepse vërtet do të dilni të përfituar./E.B-dritare.net

















