
Virgjëresha
Muaji shkurt ju vendos përballë çështjeve konkrete dhe praktike, sidomos atyre financiare. Branko ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet dhe të shmangni vendimet e nxituara që mund të ndikojnë në stabilitetin tuaj ekonomik. Në punë, përpikëria dhe serioziteti juaj do të vlerësohen, por mos u ngarkoni më shumë seç duhet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë siguri emocionale; dialogu i qetë dhe mirëkuptimi do të jenë thelbësore për të ruajtur ekuilibrin në çift. Beqarët mund të jenë më selektivë se zakonisht. Shëndeti kërkon vëmendje: mos neglizhoni lodhjen fizike dhe stresin mendor, kujdesuni për ritmin tuaj ditor./dritare.net