Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i muajit prill 2020

Horoskopi i muajit prill 2020

Dashi

Horoskopi i muajit prill 2020

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 16 gjërat do normalizohen. Gjendja shëndetësore do lerë paksa për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t'i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Kini më shumë besim tek vetja juaj.

Demi

Horoskopi i muajit prill 2020

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 10 kur dhe Dielli do ndriçojë më shumë. Do ndiheni edhe më të qetë se më parë dhe do merrni frymë më lirisht. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Sipas Dritare.net, plani financiar ka për të qenë më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Lajmin do ta merrni rreth javës së dytë.

Binjakët

Horoskopi i muajit prill 2020

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni goxha probleme. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë sepse nuk është ende momenti. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime.

Gaforrja

Horoskopi i muajit prill 2020

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 13 deri ne 17 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit dhe duhet të tregoni më tepër përkujdes. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura.

Luani

Horoskopi i muajit prill 2020

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë Këtë muaj prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi me ata që keni përreth dhe gjithë të afërmit do lërë për të dëshiruar. Shëndeti do ketë shqetësime gjithashtu. Flisni me mjekun dhe bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 10 do ndryshoje tërësisht situata.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit prill 2020

Në tërësi ky do jetë një muaj i mirë. Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t'i shihni gjërat ndryshe. Buzëqeshja do iu rikthehet pas javës së parë. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Do keni rezistence të mire fizike dhe morale. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm.

Peshorja

Horoskopi i muajit prill 2020

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Do ketë edhe ditë shumë të trishta kur nuk do dini çfarë të bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Mbështetini edhe ju ata për çdo problem sepse familja për këtë punë është. Për financat do jetë muaj me fat. Sipas Dritare.net, gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme.

Akrepi

Horoskopi i muajit prill 2020

Këtë muaj debatet dhe problemet me familjarët do jenë aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Mendohuni mirë sepse ky do jetë gabimi më i madh që do bëni. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që edhe gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni.

Shigjetari

Horoskopi i muajit prill 2020

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

Bricjapi

Horoskopi i muajit prill 2020

Urani do kthehet në qiellin tuaj pas datës 9 dhe gjërat do jenë shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni disa gjëra. Në rastet e mungesën së ekuilibrit dhe qetësisë zgjidhni mjekësinë alternative dhe shmangni medikamentet e farmacive. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.

Ujori

Horoskopi i muajit prill 2020

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Planeti Mars do rritë rezistencën dhe imunitetin. Do jeni më në formë se një muaj më parë. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Peshqit

Horoskopi i muajit prill 2020

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen. /dritare.net