Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Akrepit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Akrepit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 16, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 23 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë. /dritare.net