Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mosçelja e negociatave/ Rama poston deklaratat e Tusk dhe Bashës: Pa koment!

Mosçelja e negociatave/ Rama poston deklaratat e Tusk dhe Bashës: Pa
Të premten, Këshilli i Evropës vendosi mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak ishte mosdakordësia mes shteteve, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër çeljes së negociatave me vendin tonë.

Ndërkohë, opozita fajëson qeverinë për mosçeljen e negociatave. Së fundmi kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Instagram, deklaratat e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Tusk deklaroi se: “Nuk pati unanimiteti për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut."

Ndërkohë sipas Bashës: “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare."

Ndërsa poston dy deklaratat, kryeministri shkruan: "Pa koment!"/K./dritare.net