Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Mos e hidhni kungullin e Halloween, por përgatisni supën më të shijshme në botë

Mos e hidhni kungullin e Halloween, por përgatisni supën më
Halloween për disa është një festë e mërzitshme, por një të mirë e ka. Kungullin. Kungulli është një nga perimet më të shijshme dhe me vlera ushqyese të jashtëzakonshme pasi përmban potasium, beta-karoten, që është një antioksidant i fuqishëm dhe mbron nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe astma, është i pasur me vitaminë A, ndihmon në rënie të peshës, në të njëjtën kohë farat e kungullit kanë vlera të rëndësishme si reduktimi i kolesteroli të keq.

Pavarësisht gjithë këtyre përfitimeve, njerëzit zakonisht, pasi zbukurojnë kungullin për Halloween, pjesën e brendshme të tij e hedhin në kosh të plehrave. Është për të ardhur keq pasi me kungullin mund të përgatisni receta të shijshme si supë, byrek, apo t’i piqni në furrë.

Dritare.net ju sjell recetën më të thjeshtë dhe më të shijshme për përgatitjen e një supe me kungull, që do t’ju ngrohë në këto ditë të ftohta dimri.

Përbërësit janë:

1 kungull

Qumësht bajame (ose çfarëdo lloj qumështi)

1 qepë

2 thelpinj hudhre

1 spec të vogël djegës

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Qëroni lëkurën e kungullit dhe hiqni pjesën e brendshëm të tij, duke e vendosur në një enë. Priten në kubikë të vegjël dhe lërini mënjanë. Merrni një tepsi, vendosni një letër pjekje në të dhe farat e kungullit të qëruara duke i hedhur sipër pak sheqer kaf dhe kripë. Piqini në furrë në temperaturë të ulët.

Kubikët e kungullit që përgatitët në fillimi, vendosini në një tigan të madh me pak vaj ulliri dhe skuqini në temperaturë të ulët pas 8 minuta. Pra, kungulli nuk ka nevojë të zihet, pasi është i butë, por kërkon vetëm pak skuqje.

Pas 8 minutave, kungulli tashmë duhet të jetë zbutur kështu që shtoni qumështin. Sasia e qumështit është në dorën tuaj, varet sa të trashë apo të hollë e dëshironi supën. Gjithsesi, nëse e shihni që ka pak, mund t’i shtoni më shumë qumësht më vonë. Përziejeni mirë dhe lëreni të ziejë derisa copat e kungullit të jenë vërtetë shumë të buta.

Priteni specin djegës dhe shtojeni në tigan. Në fund, këtë masë grijeni në blender derisa të bëhet kremoze. Dhe ja ku u përgatit kjo supë e shijshme dhe e shëndetshme.

Në fund, hidhini farat që poqët në furrë ose disa nga kubikët, piqini në furrë dhe vendosini në fund sipër supës. Ju bëftë mirë./d.r-dritare.net