Foto/ Plot stil dhe seksi. Çfarë të veshësh natën e ndërrimit të viteve!
Dritare.net
Fundi i vitit po afron dhe bashkë me të lind pyetja e zakonshme: çfarë të veshësh natën e ndërrimit të viteve? Për të mos e gjetur veten të papërgatitur para garderobës në minutën e fundit, sekreti është t’i gjejmë veshjet paraprakisht.
Gjithçka që ju nevojitet është: një palë pantallona të veçanta ose një fustan, një palë këpucë me një dizajn të sofistikuar ose një palë vathë statement për të marrë pamjen e duhur. Por nga të filloni?
Si çdo vit, në krye të axhendës së stilit të festave janë fustanet. Nga LBD-të në modë te fustanet minimale, tendencat e këtij sezoni të festave i shërbejnë një qëllimi: të nxjerrin në pah anën tuaj më seksi. Po ashtu edhe këpucët, çanta dhe aksesorët do t’ju bëjnë të dukeni trendi. Zbuloni në galerinë më poshtë, sugjerimet tona për atë që mund të veshësh natën e ndërrimit të viteve./K.C/dritare.net