
Meta për Teatrin: Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitet kulturor
E Hënë 4 Nëntor 2019, 12:12
Dritare.net

“Unë nuk kam bërë asgjë tjetër në çështjen e Teatrit Kombëtar, veçse kam mbrojtur Kushtetutën, identitetin kombëtar. Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojnë dhe të dialogojnë, si një shoqëri e emancipuar, për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme dhe me transparencë, larg interesave okulte, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes sonë.
Është detyra jonë që në këto kohë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë, në mënyrë që ne të ecin të sigurt drejt evropianizimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor e kombëtar”, u shpreh Meta./E.B-dritare.net

















