Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta foli për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, reagon Rama

Meta foli për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, reagon Rama
Pas deklaratës së sotme të presidentit Ilir Meta, i cili tha nuk quhet sukses Reforma në Drejtësi kur mungon Gjykata Kushtetuese, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama, përmes një postimi në Twitter, shkruan se, falë Vettingut ka mbetur bosh, pa shejtanin brenda. Rama gjithashtu tha se, mezi po pret apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit?”, tha Rama. /E.B-dritare.net