
Me këto hapa, mobiliet e drurit në kopsht do të duken si të reja
Dritare.net

Me këto hapa që dritare.net sjell për ju, orenditë në kopshtin tuaj do të duken sërish të pastra dhe të reja.
- I pastroni
Ju duhet t’i pastroni mobiliet tuaja. Mënyra më e mirë është të merrni pak ujë edhe ta përzini me pak detergjent. Mund të merrni edhe pak amoniak dhe ta përzini me ujë, ato sërish do të pastrohen. Pasi i keni larë me amoniak apo detergjent, dritare.net ju sugjeron t’i shpërlani me pak ujë. Prisni sa të thahen dhe shihni ndryshimin.
- Rregulloni papërsosmëritë
Vrimat, çarjet janë të pashmangshme kur bëhet fjalë për mobiliet të cilat ekspozohen shume ndaj diellit, apo shiut. Shkoni në një mobilieri, apo dyqan tjetër dhe blini një mbushës të përshtatshëm për drurin. Pastaj mbushni vrimat dhe plasaritjet. Nëse te mobilja juaj është krijuar ndonjë gungë, merrni një lëmues për drurin dhe e lëmoni. Sigurohuni të mos mbeten shenja, apo njolla të druri.
- Fashimi, mbulimi
Nuk keni nevoja ta pikturoni tavolinën, por thjeshtë e mbuloni me disa rroba, mbulesë, apo centro. Kështu do të shmangi njollat.
- Pikturimi, ngjyrosja
Koha për të pikturuar. Nëse shikoni ndonjë parregullsi te mobiliet tuaj të kopshtit, merrni një penel, dhe ngjyra dhe filloni të pikturoni. Ose thjeshtë merrni një furçë dhe ngjyrosini orenditë në kopsht, sugjeron dritare.net
- Përdorni një lëmues
Nëse ka ndonjë gungë ose diçka është shtrembëruar te mobilit tuaja, përdorni një limë dhe i riktheni formën./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















