Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Lori Hoxhallari prezanton të dashurin e ri: Bisha ime

Lori Hoxhallari prezanton të dashurin e ri: Bisha ime
Lori Hoxhallari është një vajzat më të komentuar të Big Brother. Modelen e kemi parë shpeshherë në klipet e Vigan Shehut dhe Cozmanit. Vajza nga Pogradeci madje është komentuar shpeshherë për një histori dashurie me një nga fituesit e Big B0rother, Vesel Kurtishaj.

Por së fundmi bukuroshja ka vendosur të prezantojë djalin që qëndron pas trupit të saj perfekt, të dashurin e saj. Duke pozuar të dy në plazh, ata duken një çift për t’u pasur zili e për t’u marrë shembull, pasi vërtet ia kanë dalë të kenë trupa perfektë për sezonin e plazhit.

Në një nga fotot me partnerin, Lori ka bërë mbishkrimin: “Në krah të çdo vajze fit qëndron partneri i saj. Çift, ushtrohemi bashkë, bisha ime”. Nuk munguan komplimentet e miqve poshtë pozave të dashurisë.