
Letra prekëse e mësuesit te doktor Helidon Klosit
Dritare.net

Per ty dr.Helidon Klosi !
.... Besoj akoma se ty dr. Helidon jeni akoma ai femije i banges se trete ne rreshtin e mesit ne katin e dyte te shkolles se mesme "Haki Fejza" (tani e ka emrin "Pjeter Budi") te viteve te mia ne Burrel.
Ai femije i perkushtuar ne mesime, inteligjent, i rregullt i dashur dhe respektuar nga shoket dhe shoqet e klases tende dhe nga ne mesuesit e tu.
Une e pata fatin te te jepja ne vit te pare tuajin 1985 - 1986 matematike.
sepse me 1986 u rriktheva ne Gjirokaster Me kujtohen i pari drejtor i imi ne jete z. Ahmet Tafaj, koleget e mi te matematikes te cilet me drejtuan ne profesionin e veshtire te mesuesit. Vitet kaluan dhe e kuptova se pavaresisht ne numer te paket, edhe ju nxenesit e mire me aftesuat. Jo vetem une por te gjithe mesuasit e gjimnazit ne ato vite perkushtoheshim ne pergatitjen tone per te zhvilluar mesim me ju.
..........................................................................................................
Une gjithmone kam besuar ne shpirtin tuaj te bardhe Helidon !
Akoma besoj se ju nuk jeni njollosur ne shpirt ne keto vite te tranzicionit kafsheror shqiptar !
Me kujtohet takimi yne i fundit kur se bashku u interesuam per aplikimin e vellait tuaj, qe jeton jashte shqiperise, per te ndjekur procedurat e paisjes me pasporte biometrike. Ishit aq human !
Ju tani ndodheni ne liri te privuar ne pritje te vendimit te drejtesise !
Une besoj se bashke ty dhe une lutemi qe shpirti i zonjes dhe i femjes se saj, qe u ndane nga jeta te kete shkuar ne parajse dhe te prehen ne paqe. Ne pritje te vendimit te drejtesise jam dhe une dr. Helidoni !
Nese ju do te denoheni do te ndjej demin dhe une qe nuk kontribova qe shpirti juaj te ishte i paster siç ishte kur u ndame me 1986 !
Nese ju nuk do te denoheni une do te kem ne jete nje rast qofte dhe te vetem qe shpirtrat njerezore edhe mund te mos njollosen !
Por ne çdo rast do te them dr. Helidoni, kemi qene mesues te njeri tjetrit miku im.
Nuk besoj se do ti lexoni keto rreshta ne fb
Por ai femije i vitit 1986 ne gjimnazin "Haki Fejza" me shtyn te te shkruaj/dritare.net

















