Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Jam 21 vjeç dhe nuk bëj asgjë. I riu kërkon ndihmën e psikologes!

Jam 21 vjeç dhe nuk bëj asgjë. I riu kërkon ndihmën e

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju shkruaj jam një djalë 21 vjeç. Problemi im është se nuk kam dëshirë të bëj asgjë. Nuk më motivon asgjë. Çfarë të bëj që kjo gjendje të ndryshojë!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!

Vërtet e fundit kjo gjendje është përhapur shumë. Shkaqet janë të shumta .E kuptoj se ju shpesh ndieni zemërim. Gjithashtu përzierja e vetëvlerësimit të ulët me një palëvizshmëri që duket se nuk lë vend për përgjigje,Gjithçka është e pashpresë, gjithçka është pa kuptim, gjërat nuk janë të lehta dhe nuk ke forcë për t'i ndryshuar ato. Rreziku kryesor i këtij qëndrimi është se mund të kalohet në një gjendje të vërtetë depresioni. Sigurisht gjëja më e rëndësishme është të përpiqeni të rifilloni qoftë një hobi, një punë, miq, sport, një marrëdhënie, çdo gjë mund tu ndihmojë të ndiheni sërish i gjallë dhe të rifitoni stimujt e duhur.

Ndonjëherë mund të ketë një gjendje të thellë vuajtjeje prandaj rëndësia e një eksperti për tu ndihmuar është e rëndësishme. Në opinionin tim do të shprehesha për disa këshilla siç mund të jenë: Përpjekja për t'u marrë me rutinën e jetës në mënyrë kreative, duke shmangur mendimet negative dhe duke gjetur zgjidhje alternative. Krijoni hobi dhe interesa të mundshme shoqërore për të mbajtur mendërisht aktiv. Gjithashtu përpjekja për të afirmuar veten në të gjitha fushat e jetës dhe duke mos pasur frikë të përballeni me sfida të reja, duke i përjetuar ato si mundësi për ndryshim dhe jo si situata të pamundura për t'u përballur dhe kapërcyer. Uroj shumë që kjo për ju do të jetë një situate që do të kaloj shumë shpejt. Gjithë të mirat!/dritare.net