Na ndiqni edhe në

Arkiv

Letër psikologes/ Jam e martuar, por dashuroj dikë tjetër

Letër psikologes/ Jam e martuar, por dashuroj dikë tjetër
Përshëndetje, Psikologe Enertila!

Unë që marr guximin t'ju shkruaj jam një vajze 26 vjeçe. Kam afërsisht një vit e gjysmë që jam martuar. Nuk kam fëmijë ende. Me burrin kemi gati 5 vite që jemi në lidhje. Shkojmë mirë,por unë kam një tërheqje tjetër nga një djalë që po më pëlqen shumë. Çfarë të bëj? Nuk arrij të kuptoj situatën time?Të lutem kam nevojë për opinionin tuaj.

Përgjigjet psikologia:

Të falenderoj që shprehni emocionet tuaj me ne. Të jetosh  me një situatë të tillë në opinionin tim kërkon pajisje psikike komplekse që është rezistent ndaj situatave së jetës së përditshme që ti krijon.

Ju jetoni dhe ushqen dëshirën, e cila lëviz brenda një rrjeti emocionesh intensive, nga fshehtësia dhe shkelja.

Brenda kësaj loje joshjeje, megjithatë, i dashuri kontribuon jashtëzakonisht shumë në mbajtjen gjallë të martesës tuaj,

Mendoj se keni dëshirën për të patur një rol të ndryshëm në jetën tuaj nga gjerat e zakonshme dhe nga përditshmëria juaj.

Askush nuk heq dorë nga klandestiniteti, kënaqësia e tij e hidhur, e pakrahasueshme dhe e pazëvendësueshme me jetën e përditshme.

Sikurse ju shpreheni jeni duke jetuar në fshehtësi jetën tuaj e cila mesa duket është e mbushur plot me emocione pozitive por edhe emocione të tjera të cilat mund të jenë edhe shumë të forta aq sa mund t'ju shkaktojnë: gastrit dhe kolit, nervozizëm dhe pagjumësi, shqetësime të vëmendjes dhe përqendrimi, një lloj varësie psikologjike dhe brishtësi psikike dhe emocionale.

Përfundimisht sugjeroj se duhet të bëni një konsultë me një psikolog për të kuptuar më mirë situatën në të cilën po kaloni. Prezenca e psikologut do t'ju ndihmoj tepër për situatat konkrete që ju keni. Mendoj se jeni në një situatë delikate ndaj duhet vëmendje e veçantë. Ju uroj ditë të mbarë./dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]